Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari

Një burrë dje është rrëzuar nga lartësia në vendin e punës në Prishtinë, duke pësuar lëndime serioze trupore.

Incidenti i rëndë ka ndodhur në objektin “Royal Green Residence” në Zllatar të Prishtinës.

Sipas informacioneve të para, rreth orës 11:15, punëtori i lënduar është dërguar menjëherë në QKUK, ku po trajtohet dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, të cilët kanë nisur procedurat e nevojshme.

Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari D. M, ndërsa viktima nuk ka mundur të merret në pyetje për shkak të gjendjes së rëndë.

Në kuadër të hetimeve, është intervistuar edhe Faton Krasniqi, pronari i kompanisë “Fjordi SHPK”, në prani të avokatit të tij mbrojtës. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kujdestar, ai është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit.

Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe pritet të hetohet me prioritet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit