spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Pula e Teksasit shpallet më e vjetra në botë nga Libri i Rekordeve Guinness

Pula e një gruaje nga Teksasi është shpallur zyrtarisht si më e vjetra në botë nga Libri i Rekordeve Guinness, në moshën 14 vjeç e 69 ditë.

Sonya Hull, banore e Little Elm, tha se Pearl u çel në inkubatorin e saj personal më 13 mars 2011. Libri i Rekordeve Guinness ka verifikuar moshën e saj dhe i ka dhënë titullin e pulës më të vjetër në botë.

“Ajo i ka sfiduar të gjitha parashikimet sepse shumica e pulave jetojnë mesatarisht pesë deri në tetë vjet.”, tha Hull për Librin e Rekordeve Guinness.

Hull tregoi se për shkak të moshës, lëvizshmëria e Pearl është e kufizuar, prandaj ajo kalon pjesën më të madhe të kohës në lavanderinë e familjes.

“Ajo është e mirëpritur të dalë në dhomën e ndenjes, sepse i pëlqen të shikojë televizor kur e dëgjon të ndezur.”, tha Hull.

Pearl ka gjithashtu një marrëdhënie të veçantë me macen e moshuar të familjes dhe me kotelen e re.

“Ajo nuk duket se i interesojnë kafshët e tjera, dhe kotelja ndonjëherë ulet me të.”, tha Hull.

Sipas pronarës, prodhimi i vezëve të Pearl është ngadalësuar me kalimin e viteve, por ajo lëshoi një vezë menjëherë pasi familja mori lajmin për titullin e Rekordit Botëror Guinness.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një pulë shtëpiake nga Illinois, e quajtur Peanut, e cila ngordhi më 25 dhjetor 2023, në moshën 21 vjeç e 238 ditë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit