Publikohet fotoja e turistit portugez të vrarë në Ksamil, zbardhen detaje për sherrin fatal

Është publikuar fotoja e 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë në Ksamil nga shtetasi shqiptar, Sokrat Vata.


I riu kishte shkuar në Ksamil së bashku me një grup shokësh për pushime, por pas një sherri në një resort ai u godit disa herë me thikë dhe si pasojë humbi jetën.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje shokët e viktimës, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me mënyrën se si nisi konflikti dhe momentet që i paraprinë goditjes fatale.


Sipas dëshmive të tyre, sherri dyshohet se ka nisur brenda ambienteve të lokalit pas ngacmimit të një vajze. Situata më pas është përshkallëzuar, ndërsa në konflikt janë përfshirë disa persona.

Në përpjekje për ta qetësuar situatën, kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë. Në atë moment, 20-vjeçari portugez dyshohet se është futur mes personave të përfshirë në konflikt, me qëllim që t’i ndante.

Megjithatë, dëshmitarët kanë deklaruar se ndërhyrja e tij përfundoi në mënyrë tragjike. Varela Mendes u godit me thikë dhe, pavarësisht ndërhyrjes, plagët e marra rezultuan fatale.


“Sherri nisi për ngacmimin e një vajze. Në konflikt u përfshinë disa persona. Luis Varela u fut për të shuar konfliktin”, mësohet të kenë deklaruar shokët e viktimës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit