Publikohet fotografia/ Ky është i riu nga Peja që vdiq pas plagëve të mara nga arma e zjarrit

Një person ka ndërruar jetë mbrëmë në Kliniken Emergjente në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Viktima është Valmir Berisha nga fshati Ruhot, komuna e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për media drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili bëri të ditur se viktima kishte arritur në gjendje të rëndë.

Sipas Sylës, pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor për ta mbajtur në jetë, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

“Në Emergjencë ka ardhur një person me plagë nga arma e zjarrit. Personi ishte i lindur në vitin 1996 dhe, përkundër masave që kemi ndërmarrë, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orën 18:20”, ka deklaruar Syla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit