Hajdar dhe Bujar Matarova janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.
Dy vëllezërit po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në një aksident tragjik. Sipas informacioneve të para, në aksident ishte e përfshirë edhe një veturë tjetër.
Detaje për rastin ka dhënë edhe Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, dyshohet se drejtuesi i një veture me targa të huaja, si pasojë e pakujdesisë, ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar.
Si pasojë e aksidentit, dy vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova kanë humbur jetën.
Në media është publikuar edhe fotografia e të ndjerëve.








