Publikohen pamjet e sulmit të armatosur gjatë darkës së presidentit amerikan Donald Trump me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në SHBA.
Sipas autoriteteve, në video shihet momenti kur i dyshuari kalon perimetrin e sigurisë dhe hap zjarr ndaj një agjenti policor, duke shkaktuar panik në sallën ku po zhvillohej eventi në “Washington Hilton”.
I dyshuari Allen (31 vjeç) është paraqitur në gjykatën federale, ku ka pranuar të qëndrojë në paraburgim deri në zhvillimin e procesit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se ai nuk i ka mohuar akuzat ndaj tij.










