Publikohen pamjet, ja si nisi zjarri që shkrumboi pallatin pranë QSUT-së! (Video)

Pasiden e sotme një zjarr masiv përfshiu një kompleks banimi në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, pranë QSUT-së, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri duket se ka nisur në një market në katin e parë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në gjithë godinën. Siç shikohet edhe në video, një zjarr i vogël ka marrë më pas përmasa të mëdha duke djegur të gjithë fasadën.

Në vendngjarje u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe rreth 50 persona te angazhuar, ndërsa operacionit iu bashkuan edhe forcat e policisë, RENEA-s dhe ushtria për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Ndërkaq, 11 të lënduar janë dërguar në QSUT, fatmirësisht pa dëme serioze. Pas disa orësh pune intensive, flakët u vunë nën kontroll nga forcat zjarrëfikëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit