Publikohen pamjet/ I fshehur në bagazhin e një makine, momenti kur arrestohet i dyshuari për vrasjen e turistit portugez, konflikti për një vajzë

Ky është momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari i cili vrau me thikë në Ksamil turistin portugez 20-vjeçar.

29-vjeçari Sokrat Vata, nga Hasi, u arrestua në Levan të Fierit, disa orë pasi ishte larguar nga vendngjarja. Forcat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale e lokalizuan të dyshuarin, i cili ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.

Autori Sokrat Vata ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.

Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit