Publikohen pamjet e natës kritike kur në lokalin “Kobra City” mbeti i vrarë shtetasi i Shqipërisë

Prokuroria Speciale në seancën e sotme, i ka publikuar pamjet e natës kritike, kur në lokali “Kobra City” në Prizren, kishte mbetur i vrarë një shtetas i Shqipërisë.

I akuzuari kryesor, Dibran Hoxha i ka pasur disa kundërshtime në këtë seancë, përfshirë këtu, prezantimin e disa përgjimeve nga Prokuroria.

Dibran Hoxha është sjellur duarlidhur në gjykatore, për t’u përballur me provat që në seancën e sotme, u prezantuan nga Prokuroria Speciale.

Si provë e parë, janë këto pamje të dy janarit të vitit 2023, të natës kritike, kur në lokalin “Kobra City” në Prizren, u vra një shtetas i Shqipërisë.

I akuzuari kryesor për këtë vrasje është Dibran Hoxha, kurse të bashkëakuzuar për vepra të ndryshme penale, janë edhe Roland Susuri, Arben Bezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli.

Ky deklarim i rreshterit policor, u kundërshtua nga mbrojtja e Hoxhës.

Prokuroria prezantoi gjithashtu disa biseda nga përgjimet që u janë bërë të akuzuarve gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit.

Këto përgjime, i kundërshtuan mbrojtja e të akuzuarve.

Avokati Latifaj propozoi gjithashtu që të bëhet rikonstruktimi i vendit të ngjarjes.

Në këtë seancë ishte planifikuar të dëgjohej edhe një dëshmitare, dëshmia e së cilës kishte mbetur në gjysmë, mirëpo që e njëjta nuk u paraqit në Gjykatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit