Këngëtari Labinot Rexha, i cili është një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ka bërë të ditur se ka kryer ndërhyrje estetike tek buzët.
Ai pranoi se i ka të mbushura me botox, duke mos hezituar të flasë hapur për këtë eksperiencë personale.
Një video që po qarkullon në rrjetin social TikTok tregon se këngëtari ka realizuar edhe disa intervenime të tjera në fytyrë.







