spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Publikohen pamjet e dhimbshme, partnerja dhe nëna e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit dhe sportdashësit në mbarë botën – futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllai i tij, Andre Silva, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur në Spanjë.

Sipas mediave ndërkombëtare, aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se trupat e pajetë janë identifikuar pas autopsisë dhe analizave të ADN-së.

Pamjet e fundit të publikuara tregojnë momentet prekëse kur familjarët, përfshirë partneren e Diogos, Rute Cardozo, kanë konfirmuar identitetin e trupave. Lotët, tronditja dhe dhimbja e thellë ishin të dukshme në fytyrat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore, familjarët janë nisur drejt Portugalisë, ku do të organizohet ceremonia mortore për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy vëllezërve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit