spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Publikohen pamje të kaosit në Liverpool pasi një makinë përplasi tifozët, la të plagosur të paktën 50 persona

Festa e tifozëve të Liverpoolit u kthye në tragjedi të hënën mbrëma, kur një makinë u fut në turmën e njerëzve në qendër të qytetit, duke lënë të lënduar gati 50 persona, përfshirë katër fëmijë.

Incidenti ndodhi në rrugën Water Street, pranë ndërtesës së njohur Royal Liver, menjëherë pasi rrugët ishin rihapur pas paradës së fitores në Premier League.

Një 53-vjeçar britanik, është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe autoritetet kanë konfirmuar se incidenti nuk po trajtohet si akt terrorist.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur automjeti godet turmën dhe më pas vazhdon përpara me shpejtësi, duke i shtypur të pranishmit.

Në një tjetër video shfaqen policët duke rrethuar makinën dhe mbrojtur drejtuesin nga turma e zemëruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit