Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit në Lipjan që vdiq pasi u arrestua

Agon Zejnullahu, një 27-vjeçar, ka vdekur në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u arrestua nga Policia në orët e para të së hënës.

Policia ka përdorur forcën ndaj të riut, për prangosjen e të cilit shihet se përpiqen tre zyrtarë policorë.

Gazeta raportoi që për rastin në Lipjan Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka nisur një hetim.

Sipas burimeve të Insajderit, në këtë rast tashmë janë anagzhuar disa hetues, të cilët janë duke grumbulluar provat e nevojshme.

Policia njoftoi se pak para se viktima ta humbte jetën, ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se po sulmonte automjete e kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, deklaroi ai.

https://www.facebook.com/reel/2277614569348136

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit