Publikohen emrat e gjashtë policëve të suspenduar në Gjakovë

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tetë zyrtarë policorë.


Njëri rast ka ndodhur në Gjakovë, ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Gjilan.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tetë zyrtarë policorë në Gjakovë dhe Gjilan. Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 19.02.2026 ku fillimisht një qytetar në Gjakovë është njoftuar për një gjobë për parkim të veturës në vendin ku është e ndaluar. Qytetari kishte shkuar në stacionin policor për të marrë tiketën për kundërvajtje por i njëjti pas kontaktit dhe një bisede me zyrtarët policorë ishte arrestuar si i dyshuar për kanosje”.

Ndërkohë gazeta ka publikuar emrat e gjashtë zyrtarëve policorë të suspenduar në Gjakovë.

Bëhet fjalë për: Albert Kosturi, Gent Nura, Trimor Kepuska, Edion Bajraktari, Artan Maksuti, Argjend Hasani.

Suspendimi i tyre erdhi pas hetimeve lidhur me dyshimet për tejkalim të autorizimeve dhe raportim të pasaktë në një rast që tashmë po trajtohet në koordinim me Prokurorinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit