Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për të mërkurën.
Sipas njoftimit, nafta do të shitet me çmim të njëjtë si një ditë më parë, 1.54 euro për litër.
Benzina, ndërkohë, është liruar për një cent krahasuar me dje dhe do të kushtojë 1.40 euro për litër.
Gazi vazhdon të mbetet me çmim të pandryshuar, 0.68 euro për litër.
Nafta është shtrenjtuar që nga 28 shkurti, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që më pas mbylli Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve kryesore detare për rreth 20 për qind të tregtisë globale të naftës.










