spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Publikohen 300.000 faqe nga dosjet e Jeffrey Epstein, dalin foto edhe të Bill Clinton

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara ka publikuar një bllok të madh dokumentesh që i përkasin hetimeve rreth financierit të ndjerë, Jeffrey Epstein, i njohur globalisht për skandalet e tij seksuale dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve. Ky publikim i dokumenteve erdhi pas një vendimi të papritur nga administrata e Donald Trump që urdhëroi publikimin e materialeve, pas viteve të bllokimit.

Në total janë publikuar rreth 300,000 faqe, përfshirë regjistrime fluturimesh, libra kontakti, dokumente të hetimeve dhe materiale të tjera që synojnë të hedhin dritë mbi “rrjetin e gjerë” të Epstein dhe të nxisin një llogaridhënie që shumë e konsiderojnë “tepër të vonuar”.

Mes materialeve të publikuara, shfaqen edhe foto të ish‑presidentit amerikan, Bill Clinton. Në një prej imazheve ai duket në një pishinë bashkë me Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtore e afërt e Epstein, e cila u shpall fajtore në 2021 për trafikim seksual të të miturve dhe shkelje të tjera në lidhje me aferën Epstein.

Një foto tjetër tregon Clinton në një jacuzzi me një grua të panjohur, por konteksti i këtyre imazheve është i panjohur dhe shfaqja e tij në këto dokumente nuk nënkupton asnjë veprim të paligjshëm. Identifikimi i individëve në dosje nuk është provë e fajësisë.

Publikohen 300.000 faqe nga dosjet e Jeffrey Epstein, dalin foto edhe të

Bill Clinton

Vetë Clinton ka folur më herët për lidhjen e tij me Epstein në kujtimet e tij të vitit 2024, Citizen: My Life After the White House, duke shkruar se: “Ulja në avionin e Epstein për të vizituar punën e fondacionit tim nuk ia vlejti për vitet e pyetjeve që pasuan. Do kisha dashur të mos e kisha takuar fare.”

Mediat e huaja shprehen sistemi i kërkimit në këto faqe është aktualisht problematik, kështu që rezultatet për figura të caktuara – përfshirë emra si Donald Trump apo Lord Mandelson – nuk kanë dalë ende.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Pam Bondi, komentoi se Departamenti i Drejtësisë është duke ndjekur me përkushtim premtimin e Trump për transparencë dhe zbardhje të aksioneve të Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij. Bondi tha se faza e parë e publikimit tashmë po ndriçon strukturën e gjerë të rrjetit të Epstein dhe po ofron një llogaridhënie shumë të pritur nga publiku.

Nga ana e tij, drejtori i FBI‑s, Kash Patel, deklaroi se agjencia është duke hyrë në një “epokë të re” të integritetit dhe përgjegjshmërisë:

“Nuk do të ketë mbulime, dokumente të humbura apo gurë të patërhequr. Kushdo që minon këtë proces do të ndjeket me shpejtësi. Betimi ynë është ndaj Kushtetutës dhe nën drejtimin tim ky premtim do të respektohet pa kompromis.”

Analiza e 300,000 faqeve sapo ka nisur dhe gazetarët dhe analistët po punojnë për të nxjerrë më shumë detaje. Ndërsa ka shumë materiale për tu shqyrtuar, regjistrime fluturimesh, email‑e, libra kontakti dhe dokumente hetimesh, mbetet e paqartë se çfarë tjetër mund të dalë në pah dhe cilat figura të tjera mund të lidhen indirekt me rrjetin e Epstein.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit