“Ptu, maskara!” Kush është “e panjohura” që “i ka zënë derën” Gazmendit?

Një rast i pazakontë dhe i rrallë paraqitet këtë herë në “Shihemi në Gjyq”. Gazmendi ka ftuar Refien, të cilën në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, e cilëson si “të panjohur”. Ai e akuzon se po i shkatërron familjen.

“Kam 4 muaj që më ka ardhur më ka zënë derën një e panjohur dhe nuk po më hiqet nga shtëpia. Sot jam këtu për të vendosur o ajo, o unë se po më shkatërron familjen.

”Në studio, Gazmendi shpjegon se kjo e panjohur për ta quhet “halla”, por lidhja familjare është shumë e largët. Refia është vajza e djalit të dajës së vjehrrit.

Ardit Gjebrea: Po kush është kjo e huaj që të ka zënë derën?

Gazmend: Kjo e huaj është halla e nuses.

Ardit Gjebrea: Halla e nuses tënde?

Gazmend: Po.

Eni Çobani: Po pse, halla e nuses e huaj është?

Gazmend: Në fakt, nuk është halla tamam, por është vajza e djalit të dajës të vjehrrit.

Në insertin e saj, Refia e bën të qartë se nuk do të dalë nga shtëpia.

“Dua të di se kush më ka prurë këtu. Në qoftë se është ai që më ka strehuar deri më sot, ta dijë shumë mirë se unë nuk i dal po s’mbarova problemin tim.”

Kur hyn në studo, ajo kërkon të dijë se kush e ka sjellë në program dhe sapo sheh Gazmendin, i vërsulet me ofendime, edhe pse ai po e strehon.

Refie: Ptu, maskara! Ti m’i bën këto gjëra ore? Ti m’i bën këto gjëra, më bie deri këtu? Pse s’më lë në hallin tim?

Gazmend: Ti nuk më lë mua në hallin tim!

Refie: Çfarë të kam bërë? Të mora në telefon, më the hajde! Çfarë të kam bërë?

Gazmend: Më ke zënë derën e shtëpisë!

Gazmendi nis të tregojë se 4 muaj mëparë, Refia telefonoi bashkëshorten e tij dhe kërkoi të qëndronte disa ditë në shtëpinë e tyre sepse kishte probleme me vajzën. Çifti pranoi me idenë se ajo do të qëndronte rreth 1 javë ose 10 ditë, por tani janë në një situatë konfliktuale.

Gazmend: I hapa derën për një javë, për 10 ditë sa më dha zonja Refie. Refia sot e kësaj dite, po bën muajin e katërt që nuk po më ikën nga shtëpia. Na ka futur në sherr në shtëpi.

Refie: Po pse ore çfarë të kam bërë?

Gazmend: Më ke zënë shtëpinë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit