Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike – nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborret.

Sipas sociologut Genc Xërxa, “shtëpitë e njëjta janë pjesë e kontekstit kulturor që tregon një lloj barazie”.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se familjet përpiqen të shmangin xhelozinë dhe përçarjet, duke ruajtur uniformitetin mes vëllezërve.

Në vitin 2025, ky fenomen u hulumtua edhe nga antropologu çek, Radan Haluzík, i cili e sheh këtë praktikë si një përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha kulturore dhe ekonomike, ku familjet përpiqen të balancojnë pabarazitë ekonomike mes vëllezërish, mungesën fizike të anëtarëve që jetojnë jashtë vendit, dhe dëshirën për privatësi, duke përdorur arkitekturën si “një formë adaptimi ndaj presioneve të globalizimit”.

Megjithatë, sipas tij, mbetet e paqartë nëse arkitektura mund të zgjidhë plotësisht tensionet dhe kontradiktat që sjellin këto ndryshime shoqërore.

Rreshta shtëpish të njëjta, të ngritura pranë njëra-tjetrës, mund të shohësh kudo nëpër Kosovë. Ato krijojnë një pamje që, sipas sociologëve e antropologëve, është reflektim i lidhjeve të forta familjare.

Fasadat e bardha ose me ngjyra të lehta, ballkonet e njëjta dhe dritaret simetrike japin përshtypjen sikur një shtëpi është kopjuar disa herë në të njëjtën parcelë.
Fasadat e bardha ose me ngjyra të lehta, ballkonet e njëjta dhe dritaret simetrike japin përshtypjen sikur një shtëpi është kopjuar disa herë në të njëjtën parcelë.
Ky uniformitet nuk është rastësi, por sipas sociologut Genc Xërxa është një zgjedhje e vetëdijshme, për të ruajtur barazinë dhe për të shmangur çdo ndjenjë xhelozie mes anëtarëve të familjes.
Ky uniformitet nuk është rastësi, por sipas sociologut Genc Xërxa është një zgjedhje e vetëdijshme, për të ruajtur barazinë dhe për të shmangur çdo ndjenjë xhelozie mes anëtarëve të familjes.
Sipas hulumtimit të antropologut Radan Haluzik, në shumë raste edhe brendësia e shtëpive – nga mobiljet deri te ndarja e dhomave – është e ngjashme, duke theksuar dëshirën për një trajtim të barabartë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit