spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Pse Trump dhe Putin janë kaq të fiksuar pas aneksimit të territoreve të tjera?

Kanadaja, Grenlanda dhe Kanali i Panamasë, janë listuar si objektiva të mundshme të ekspansionizmit amerikan, megjithëse kjo nuk është një listë e plotë. Po cili është burimi i këtij fiksimi mbi territorin midis këtyre udhëheqësve botërorë?

Putin dhe Trump, paraqesin argumente të ndryshme në lidhje me tokën. Vendet mund të jenë të vlefshme strategjikisht, edhe nëse s’kanë shumë vlerë ekonomike. Por pikëpamja se Rusia duhet të pushtojë Donbasin për t’u mbrojtur nga fqinjët armiqësorë, nuk është shumë e besueshme.

Pas telefonatës së fundit së presidentit amerikan Donald Trump me homologun e tij rys Vladimir Putinin, mediat kryesore theksuan se Kremlini po tallet me Shtëpinë e Bardhë. Që nga ajo kohë, Trump e ka ndryshuar disi tonin e tij, duke shprehur zhgënjim që Putini është “çmendur” dhe po “ luan me zjarrin ”.

Po ashtu, thuhet se Trump u është rrëfyer udhëheqësve evropianë, se Putin nuk është ende gati të kërkojë paqe. Pak analistë dhe ekspertë, duket se nuk e pranojnë faktin që Putin e ka humbur tashmë luftën. “Operacioni special ushtarak” i Moskës duhej të zgjaste vetëm 3 ditë.

Në vend të kësaj, ai po vazhdon për më shumë se 3 vjetësh. Pushtimi synonte të ishte një “sulm i rrufeshëm”, i projektuar për të vendosur nën kontroll aparatin politik të Ukrainës duke pushtuar kryeqytetin Kiev. Dhe të gjithë e dimë se kjo nuk ndodhi. Forcat ruse u bllokuan në periferi dhe u masakruan.

Pas përpjekjes së tij të dështuar, Putin nisi një betejë të gjatë dhe të ngadaltë territoriale në lindje të vendit, duke paguar me gjakun e ushtarëve rusë çdo metër tokë që pushtonte. Zvarritja e misionit të Rusisë, e shndërroi një fakt të kryer strategjik në një transaksion taktik të pasurive të paluajtshme me pasoja vdekjeprurëse.

Qëllimi afatgjatë i Putinit, mund të përfaqësojë “taktikën e sallamit”, pra duke e bluar Ukrainën pak nga pak. Megjithatë, fokusi kryesor mbi territoret e reja që pushton paraqet vetëm disavantazhe për Kremlinin. Donald Trump, ishte pjesë e biznesit të pasurive të paluajtshme, përpara se të bëhej i suksesshëm në botën e reality show.

Edhe ndërmjetësi i tij kryesor në negociatat me Vladimir Putinin, Steve Witkoff, është gjithashtu një investitor në pasuri të paluajtshme. Vetë Putini zotëron miliarda dollarë pasuri të paluajtshme. Ndoshta kjo është arsyeja, pse të tre burrat bien shpesh dakord me njëri-tjetrin.

Çdo agjent i pasurive të paluajtshme, e di se 3 cilësitë më të rëndësishme të çdo prone janë vendndodhja, vendndodhja dhe vendndodhja. Si përshtat Ukraina me këtë qasje? Jo dhe aq mirë. Ukraina është një nga vendet më të varfra në Evropë. Si për ta përkeqësuar situatën, Rusia po synon të bashkojë me vendin disa nga pjesët më të varfra të Ukrainës, me një demografi të tmerrshme.

Pas vitesh luftimesh dhe pothuajse 1 milion të vrarësh dhe të plagosurish, ajo çfarë i duhet Putinit për agresionin e tij (nëse fiton) është një rrip toke i shpopulluar nga i ashtuquajtur “Brezi i Ndryshkur” në Evropën Lindore. Teksa nuk e ka dënuar Putinin për sulmin e tij të paprovokuar ndaj Ukrainës, Trump ka shprehur një interes në aneksimin e tokave për SHBA-në.

Kanadaja, Grenlanda dhe Kanali i Panamasë, janë listuar si objektiva të mundshme të ekspansionizmit amerikan, megjithëse kjo nuk është një listë e plotë. Po cili është burimi i këtij fiksimi mbi territorin midis këtyre udhëheqësve botërorë? Dëshira e sovranëve për tokë nuk është aspak e re, por është e vjetër.

Kombet janë përpjekur prej kohësh të zgjerojnë, ose të paktën të mbajnë, territorin. Më shumë hektarë tokë, mund të nënkuptojnë më shumë pasuri, gjë që ka qenë qartësisht tërheqëse për monarkitë, diktaturat dhe republikat. Vini re: përdora foljen në kohën e shkuar. Sepse vlera e tokës nuk ka ecur me të njëjtin ritëm me inputet e tjera ekonomike, ndërsa bota është modernizuar.

Në shumë vende, vetë toka nuk është më aq e vlefshme. Në fakt, në shumicën e vendeve të zhvilluara, ka zona rurale ku mund të blihet një shtëpi për një shumë të vogël, pasi fshatrat po shpopullohen gjithnjë e më shumë. Udhëheqësi i Rusisë, po përpiqet të blejë një numër të madh pronash të tilla të zhvlerësuara, me mundin dhe gjakun e popullit të tij.

Pa dyshim, ky është një çmim shumë i lartë. Produktiviteti i Ukrainës Lindore dhe Jugore ka rënë ndjeshëm, ndërsa industritë e “Brezit të Ndryshkur” janë mbyllur dhe popullsia po plaket. Të talentuarit, ambiciozët dhe të rinjtë po largohen nga këto rajone, duke u drejtuar drejt qyteteve më të pasura të Evropës, ashtu siç ka ndodhur në rajonet rurale të botës perëndimore për dekada të tëra.

Në verën e vitit 1941, Gjermania nisi Operacionin Barbarossa, pushtimin e Rusisë. Ajo ishte një ide e keqe për disa arsye. Hitleri fantazonte se Gjermanisë i duhej më shumë “hapësirë jetese” (Lebensraum) për të mbijetuar dhe lulëzuar. Ai synoi të krijonte një parajsë rurale, pavarësisht tendencave demografike që shkonin në drejtim të kundërt, atë të urbanizimit, teksa gjermanët po largoheshin nga fermat dhe drejt vendeve të reja punës në fabrika në qytete.

Nostalgjia mbi mënyrën se si ishin gjërat dikur, kur perandorët ishin perandorë, dhe kur toka ishte pasuri, përputhet shumë mirë me tipare të tjera të nacionalizmit që tani u ka ikur koha. Sigurisht, një pjesë e tokës mbetet jashtëzakonisht e vlefshme.

Por në përgjithësi kjo ndodh për shkak të asaj se kush jeton atje, dhe jo për shkak të asaj që punohet ose nxirret në atë vend. Pjesa më e madhe e tokës vërtetë të vlefshme, është sot e populluar dendur me grupime individësh krijues. Migracioni – të cilin administrata Trump e kundërshton, të paktën për disa kategori – është kryesisht një pasqyrim i këtyre dinamikave.

Putin dhe Trump, paraqesin argumente të ndryshme në lidhje me tokën. Vendet mund të jenë të vlefshme strategjikisht, edhe nëse s’kanë shumë vlerë ekonomike. Pikëpamja se Rusia duhet të pushtojë Donbasin për t’u mbrojtur nga fqinjët armiqësorë, nuk është shumë e besueshme.

Rusia është shembulli kryesor i thellësisë strategjike (mendoni pak për Napoleonin dhe Hitlerin). Nëse dyshoni tek kjo që po them, atëherë pyesni pak se përse fiksimi aktual për territore i Putinit, u shfaq vetëm pasi dështoi përpjekja e tij për ndryshimin e regjimit në Kiev.

Trump ka bërë aludime të ngjashme mbi qëllimet strategjike të SHBA-së në Grenlandë dhe Panama. Çdo territor mund të përshkruhet si strategjik, edhe nëse ia mohon atë kundërshtarit tënd. Por kjo e injoron logjikën e kontrollit aktual. Asetet e vetme që kanë në Grenlandë Shtetet e Bashkuara, janë disa instalime radarësh dhe pista ajrore të vjetra.

Forcat amerikane janë aktualisht të mirëseardhura. Vullneti i mirë është thelbësor për operacionet dhe kjo i ul shumë kostot e SHBA-së. Siç duhet të na kenë mësuar përvojat e fundit në Irak dhe Afganistan, pushtimet e huaja bëhen shumë më të kushtueshme kur vendasit e kundërshtojnë atë.

Pronësia nuk është strategjia e duhur në çdo rast. Ajo nuk çon përpara shumicën e objektivave në botën moderne. Dhe Trump duhet ta kuptojë këtë. Bizneset si perandoria financiare e Trump, angazhohen në një mori marrëveshjesh që japin me qira asete.

Qeveritë e zgjuara, që nuk kanë nevojë të zotërojnë territore të huaja, bëjnë të njëjtën gjë. Pronësia nuk është ajo që ishte më parë. Vendet mund të përfitojnë ende nga territori, por kryesisht vetëm kur popullatat lokale janë të gatshme të veprojnë kështu.

Është më mirë që udhëheqësit vendas të binden, që t’i drejtojnë gjërat në një mënyrë (kryesisht) të pranueshme. Tani Putin është bllokuar në strategjinë e gabuar (të pronësisë), jo nga zgjedhja e tij, por për shkak të dështimit të tij të mëparshëm për të ndikuar zhvillimet në Ukrainë.

Do të ishte budallallëk që vëzhguesit ta keqinterpretonin si mprehtësi ose forcë këtë gabim dhe dobësinë e Rusisë.

*Shënim: Erik Gartzke, profesor i shkencave politike dhe drejtor i Qendrës për Studime të Paqes dhe Sigurisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit