Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet nga ora në orë. Sa më shumë koha kalon, aq më shumë i drejtohemi skenarit për një luftë globale. Përtej Lindjes së Mesme, alarmi është ngritur edhe në Evropë, me vende që kanë ndryshuar edhe doktrinën bërthamore dhe janë në gatishmëri.
Por çfarë ndodhi në Iran? Pse Trump dhe Netanyahu sulmuan tani? Kush u vra nga udhëheqja e regjimit iranian? E vërteta e familjes së Khameneit… Kush do ta pasojë këtë të fundit? Skenarët në tavolinë, negociata apo Luftë e Tretë Botërore? Fuqia e nënvlerësuar e Iranit! Po Shqipëria, frikë nga “Manza”? Pasojat e luftës në ekonomi… Çfarë do të ndodhë në orët në vijim? Kush do ta shtypë butonin e kuq?
Këto dhe të tjera, “Të Pashoq” vjen sonte në një takim jashtë fashës së tij të orarit tradicional, të mërkurave në mbrëmje, për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
I ftuar Ilir Kulla. Na ndiqni sonte në kanalin tonë në YouTube, në “Të Pashoq”, për të marrë përgjigje për shumë pyetje që dikton momenti kritik.









