I ftuari i kësaj jave në podkastin “Të Pashoq” ishte eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i cili komentoi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe arsyet pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndërmorën goditje ndaj Iranit.
I pyetur se pse u zgjodh pikërisht ky moment për ndërhyrje, Kulla u shpreh se vendimi erdhi pas dështimit të negociatave mes palëve.
Sipas Kullës, paralajmërimet e mëparshme të Uashingtonit kishin krijuar pritshmëri për reagim në rast të refuzimit nga ana e Teheranit.
-Si fillim pse goditën tani SHBA-të dhe Izraeli, Iranin? Pse zgjodhën këtë moment?
Ilir Kulla: Sepse dështuan negociatat. Dhe në mënyrën se si u ekspozuan dhe mënyrën se si vajtën gjërat, pas këtyre negociatave, të cilat dështuan për disa arsye, të cilat ne do t’i përmendim më poshtë, nëse kjo gjë s’do ndodhte, atëherë besueshmëria në raport me, sidomos në raport me SHBA-në do të ishte si ai basti publik dhe basti publik i SHBA-së pasi ata thanë që, nëse kjo gjë ndodh, pra nëse iranianët thonë jo, një gjë e tmerrshme do të ndodhë për ta e tjerë e tjerë. Pra, atëherë kërcënimet do ktheheshin si ato të Ali Kimikut dikur në, në Irak. Kështu që, pasi dështuan negociatat, ishte e qartë që nuk, që do të shkonim kështu.









