Zv.kryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla, tha se “po të ishte babai im president ose oficer do të varrosej me nderime ushtarake”, duke shpjeguar ceremoninë e varrimit të Jusuf Gërvallës.
“Babai im ka qenë atdhetar dhe poet, ka kaluar 20 vjet i varrosur në Gjermani dhe mezi kam pritur momentin e parë që ta kthejmë, mundësitë janë krijuar në vitin 2002….
Po të kishte qenë babai im president i Kosovës, oficer, atëreherë duhej varrosur me ndërime ushtarake. Pse qenka ushtarakja nderim më i madh sesa nderimi civil, këtu ka përplasje botëkuptimesh”, tha Gërvalla.
“Të gjithë kanë qenë përvec Hashim Thacit, të gjithë kanë qenë të informuar”, tha ajo për varrimin e babait të saj, Jusuf Gërvalla.










