Kushtrim Kelani ka folur rreth krisjes së miqësisë me finalisten e BBVK 4, Elionën.
Të gjithë e mbajmë mend se dyshja kishin një shoqëri shumë të mirë dhe tejet të ngushtë brenda shtëpisë, e cila fatkeqësisht duket se nuk i mbijetoi botës jashtë dhe u ftoh papritur. Duke u ngacmuar nga gazetari se ku mbeti ai raport aq i pastër mes tyre, Kushtrimi deklaroi se ai vetë nuk ka pasur asnjë inat apo mllef drejt saj.
“Prej anës time nuk ka pasur asnjëherë asnjë farë pakënaqësie. Këtë munden me e ditë edhe njerëzit, po edhe vetë Eliona. Veç kur ma kanë çu një screenshot që më ka hequr, edhe unë s’kam marrë asnjë arsye pse ka ndodhur,” tregoi ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte tërësisht e njëanshme dhe pa një shpjegim nga pala tjetër.








