- Shkruan Fahri Xharra
Aso kohe në Kosovë, ishte hapur debati rreth “ndryshimeve të historisë” dhe nevojës për një histori të mirëfilltë kombëtare, në të cilën ngjarjet dhe personalitet do të trajtoheshin në përkim me faktet historike dhe argumentet e nevojshme multishkencore.
Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Evropës.
Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë.
Qëllimi final: te quhemi mbetje osmane, pa të drejtė për tokat tona nē Kosovē.
Fatbardhēsisht që intelektualet e prirè nga Kadareja e nënshkruam peticionin kundēr kësaj nisme të mbrapsht .








