spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Pse na zë gjumi në divan dhe zgjohemi kur shtrihemi në shtrat?

“Ndihem i lodhur dhe shpesh ndiej sikur do të më zërë gjumi në divan, por në momentin që çohem dhe shkoj në shtrat, zgjohem. Çfarë po ndodh?”

Lisa Strauss, një psikologe klinike në zonën e Bostonit dhe specialiste e çrregullimeve të gjumit e ka përgjigjen.

“Ka një numër arsyesh pse përgjumja mund të na zërë në divan dhe të na lërë sapo shtrihemi në shtrat”, tha Lisa Strauss për Washington Post.

Ja disa shpjegime dhe zgjidhje të mundshme, ndërkohë që është e rëndësishme të theksohet se këto nuk zëvendësojnë kujdesin shëndetësor të personalizuar.

“Zgjimi mund të ndodhë shpejt, nëse jo plotësisht, me përpjekjen për t’u ngritur dhe për të lëvizur nëpër dhomën e gjumit ndërsa mendjet tona aktivizohen. Mund të duhen 10 deri në 20 minuta që përgjumja të kthehet, në kushte të favorshme, siç është errësira dhe qetësia”, thotë Strauss.

Kjo asimetri kohore midis zgjimit dhe përgjumjes zakonisht përmbyset gjatë natës për shkak të inercisë së gjumit, marramendjes, mjegullës dhe tërheqjes drejt gjumit që na ndihmojnë të biem përsëri në gjumë.

Cila është zgjidhja?

“Shko në shtrat herët, kur fillon të ndihesh i përgjumur, jo kur je gati të flesh. Për shembull, mund të ndihesh sikur mendja dhe frymëmarrja po të ngadalësohen, ose mund ta kesh pak më të vështirë të mbash sytë hapur. Mos prit derisa të duash të mbyllësh sytë ose derisa të kesh vështirësi të qëndrosh në këmbë. Lëre përgjumjen të të pushtojë në shtrat, në mënyrë që të mos kesh nevojë të fillosh nga e para. Të kesh nevojë të fillosh nga e para është veçanërisht e pakëndshme nëse vuani nga pagjumësia”, thotë Strauss.

“Shumë nga pacientët e mi bëjnë më shumë sesa thjesht shkojnë në banjo para se të shkojnë në shtrat. Përgatitja për shtrat është si një punë e përditshme”, vazhdon Strauss.

“Ata i lajnë dhëmbët (shpesh nën dritë të fortë, e cila stimulon vigjilencën), lajnë fytyrën, fusin pika në sy e kështu me radhë. Pastaj, duhet të veshin pizhame për t’u shtrirë. Përgjumja që ndienin në divan është zhdukur”, tha ajo.

Pra përfundo punët e mbrëmjes dhe vish pizhamat para se të shtrihesh në divan. Nuk duhet të bësh asgjë para gjumit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit