spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Pse MKRS po hapë fronte të reja kundër FFK-së?

Në prag të ndeshjeve më të rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës, kur futbolli ka nevojë për unitet, qetësi dhe mbështetje institucionale, Federata e Futbollit të Kosovës po përballet sërish me sulme të papranueshme. Pikërisht tani, kur Kosova ka përpara sfidat vendimtare të PlayOff-it për kualifikim në Kampionatin Botëror ndaj Çekisë dhe Turqisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) duket se ka zgjedhur të hapë fronte të reja kundër FFK-së.

Kjo ngre një pyetje të madhe dhe legjitime: për kë punon MKRS – për Kosovën apo kundër saj?

Në vend që të qëndrojë krah institucioneve sportive dhe t’i japë përkrahje futbollit, MKRS dhe ministri përkatës po krijojnë tensione artificiale, duke tentuar ta dëmtojnë imazhin e Federatës dhe ta destabilizojnë ambientin sportiv në momentin më kritik. Këto veprime nuk i shërbejnë as futbollit, as sportistëve dhe as shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, mbetet një nga figurat më të rëndësishme të sportit kosovar. Nën udhëheqjen e tij, futbolli i Kosovës ka bërë hapa historikë: anëtarësimi dhe konsolidimi ndërkombëtar, ngritja e përfaqësueseve në të gjitha kategoritë, investimet në infrastrukturë dhe rritja e respektit për Kosovën në arenën evropiane dhe botërore. Këto nuk janë fjalë, por fakte të pamohueshme.

FFK-ja sot është një institucion funksional, i respektuar dhe i përkushtuar për ta çuar përpara futbollin kosovar. Çdo përpjekje për ta goditur atë, sidomos në prag të ndeshjeve historike, është një goditje direkte ndaj vetë Kosovës dhe ëndrrës së tifozëve për ta parë përfaqësuesen në Botëror.

Në vend të sulmeve dhe pengesave, MKRS duhet të reflektojë, të ndalë ndërhyrjet politike në sport dhe të bëhet partnere e zhvillimit, ashtu siç e kërkon interesi shtetëror. Futbolli i Kosovës ka nevojë për mbështetje, jo për sabotim.

Sot më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet rreth Përfaqësueses, FFK-së dhe njerëzve që realisht po punojnë për ta ngritur flamurin e shtetit tonë sa më lart. Agim Ademi dhe Federata e Futbollit të Kosovës e kanë dëshmuar se janë në shërbim të Kosovës – tash radha është që institucionet shtetërore ta dëshmojnë të njëjtën gjë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit