spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Pse fëmijët e talentuar shpesh nuk bëhen të rritur të suksesshëm

Studimet e reja tregojnë se ajo që quajmë “talent i hershëm” shpesh nuk është çelësi i suksesit afatgjatë, përkundrazi, mund të jetë pengesë

Sipas ekspertëve, qasjet më të përdorura në arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve të talentuar shpesh bazohen në supozime të pasakta.

Hulumtimet e mëhershme mbi talentin dhe ekspertizën tek fëmijët janë mbështetur në korniza tradicionale, duke supozuar se arritjet varen nga shenjat e hershme të suksesit në shkollë, garat sportive apo aktivitetet muzikore, të kombinuara me aftësi si inteligjenca, koordinimi fizik apo muzikaliteti.

Megjithatë, studime më të reja, të udhëhequra Arne Güllich, profesor i shkencave sportive në RPTU Kaiserslautern-Landau, sugjerojnë se kjo nuk është rruga më e mirë për të zhvilluar fëmijë që do të jenë të suksesshëm në planin afatgjatë, raporton SciTechDaily.

“Studimet tradicionale mbi suksesin dhe ekspertizën nuk e kanë trajtuar mjaftueshëm pyetjen se si janë zhvilluar individët e suksesshëm gjatë fëmijërisë së hershme. Grupi që kemi analizuar përfshinte fitues të Çmimit Nobel në shkencë, medalistë olimpikë, shahistë elitarë botërorë dhe interpretues kryesorë të muzikës klasike”, thekson Güllich.

Një gjetje veçanërisht domethënëse është se fëmijët që arrijnë rezultatet më të mira në moshë të re shpesh nuk janë ata që më vonë arrijnë suksesin më të madh në jetë. Për më tepër, individët që më pas u bënë shumë të suksesshëm nuk u fokusuan herët vetëm në një disiplinë të vetme.

Përkundrazi, ata eksploruan një gamë të gjerë aktivitetesh, nga lëndët akademike, te stile të ndryshme muzikore dhe sporte të ndryshme.

Bazuar në këto të dhëna, studiuesit nxjerrin disa rekomandime kyçe. E para dhe më e rëndësishmja është provimi i sa më shumë disiplinave. Kjo rrit gjasat që fëmija, me kalimin e kohës, të gjejë fushën që i përshtatet më së miri.

“Ata që arrijnë të gjejnë disiplinën optimale për veten zhvillojnë potencial më të madh për të mësuar gjatë gjithë jetës, kanë rrezik më të ulët nga faktorët që mund të ndërpresin karrierën dhe shanse më të mira për të arritur rezultate të nivelit të lartë”, shpjegon Güllich.

Prandaj, studiuesit këshillojnë prindërit dhe edukatorët që t’i inkurajojnë të rinjtë të provojnë aktivitete të ndryshme, duke u dhënë hapësirë për eksplorim, jo presion për specializim të hershëm. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit