Ura e Krimesë, e njohur gjithashtu si Ura e Kerçit, u ndërtua pas pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014 dhe është një lidhje kryesore furnizimi dhe transporti për forcat ruse në pjesët e okupuara të Ukrainës.
Ura prej 4 miliardë dollarësh mbart gjithashtu një vlerë të fortë simbolike për Moskën.
Domethënë, ajo u ndërtua si një mesazh politik me të cilin Kremlini donte të forconte aneksimin e paligjshëm të gadishullit, pasi Krimea nuk është e lidhur me Rusinë në rrugë tokësore. Ura është e gjatë 19 kilometra.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se kishte dëmtuar urën e Krimesë me eksplozivë nënujorë. Inteligjenca ukrainase ndau gjithashtu një video që tregon shpërthimin.
“Mbështetëset e kolonës nënujore u dëmtuan rëndë në nivelin më të ulët,” pohoi SBU.
Operacioni është rezultat i punës “disa mujore”, njoftoi SBU, duke shtuar se 1100 kg eksploziv u shpërthyen mëngjesin e sotëm në orën 4:44 të mëngjesit pa viktima civile.
Ukrainasit kanë sulmuar rëndë urën e Krimesë disa herë deri më tani.
СБУ провела нову унікальну спецоперацію і втретє вразила Кримський міст — цього разу під водою!
— СБ України (@ServiceSsu) June 3, 2025
Операція тривала декілька місяців. Агенти СБУ замінували опори цього незаконного об’єкта.
➡️ https://t.co/Rf4fR7QDXk pic.twitter.com/wgsS4HoCbc
Ura e Krimesë, e cila lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, ka qenë vazhdimisht objektiv i sulmeve ukrainase gjatë luftës.
Në tetor 2022, një shpërthim i fuqishëm shembi një pjesë të seksionit rrugor të urës dhe ndezi një tren me karburant në seksionin hekurudhor, duke vrarë pesë persona. Në gusht 2023, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) Vasiliy Malyuk e quajti sulmin “një nga realizimet” e SBU, duke shtuar se kontrabandistët rusë ishin përfshirë padashur në operacion.

Më 17 korrik 2023, Ukraina sulmoi sërish urën, këtë herë me një dron eksperimental detar të quajtur “Sea Baby”, i cili mbante 850 kilogramë eksploziv. Në atë sulm mbetën të vrarë dy civilë dhe u plagos vajza e tyre e mitur.








