Pse Behgjet Pacolli dha dorëheqje nga pozita e kryetarit në AKR-së?

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Makolli, ish-sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie i cili është caktuar ushtrues detyre i kësaj partie.

Makolli tha se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë të njoftuar me ndryshimin.

“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para afro një muaji dhe ne bazë te Statutit të partisë, më ka caktuar Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Në KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim” tha Makolli.

Pacolli ishte kryetar i AKR-së që nga viti 2006-të kur u formua ky subjekt politik.

GazetaKosova.net kishte raportuar ekskluzivisht për dorëheqjen e Pacollit nga AKR-ja.


/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit