Pse Bashkim Jashari është zgjedhja e duhur për president?

Ish-deputeti i Adem Salihaj, ka përkrahur publikisht emrin e Bashkim Jashari si kandidat të mundshëm për president të Kosovës.

Përmes një postimi, Salihaj ka thënë se prej muajsh e ka përmendur Jasharin si një figurë që do ta kryente me sukses këtë funksion, duke e vlerësuar atë si një gjeneral shumë të suksesshëm të Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se, ndonëse FSK-ja do të humbiste një komandant të zoti, është i bindur se Jashari do të ishte i suksesshëm edhe si president, duke theksuar se me të në krye të shtetit “nuk do të ketë frikë për tradhti ndaj Kosovës”.

Postimi i plotë:


Ditëve të fundit në rrjetet sociale po përmendet emri i Bashkim Jasharit si kandidat për president. Ka ndoshta dy muaj që në intervistat e mija e kam përmendur emrin e tij si kandidat, i cili, do ta kryente me sukses funksionin e presidentit.

Ai është treguar një gjeneral shumë i suksesshëm i FSK-së. Më dhimbset FSK-ja nëse mbetet pa një komandant kaqë të zoti, ndërsa, në anën tjetër, nuk dyshoj aspak se do të jetë i suksesshëm edhe në rolin e presidentit të Kosovës. Me Bashkim Jasharin president nuk do të kemi frikë për tradhëti ndaj Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit