spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Provokimet nga Rusia, kryeministrja daneze jep alarmin: Europa në rrezikun më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me sigurinë në kontinentin evropian, duke e cilësuar situatën aktuale si më të vështirën dhe më të rrezikshmen që nga Lufta e Dytë Botërore, madje më të rëndë se gjatë Luftës së Ftohtë.

“Mendoj se është serioze. Lufta në Ukrainë është shumë serioze. Kur e shoh Evropën sot, mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – jo i Luftës së Ftohtë”, u shpreh Frederiksen në një intervistë për mediat daneze.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë në rritje, veçanërisht pas shtimit të incidenteve me dronë të panjohur mbi infrastrukturën kritike në vendet e Evropës Veriore.

E pyetur për qëndrimin e saj ndaj këtyre ndërhyrjeve me dronë në hapësirat ajrore të vendeve evropiane, Frederiksen u shpreh se është në parim pro rrëzimit të tyre, por shtoi se: “Kjo duhet të bëhet në mënyrën e duhur.”

Kryeministrja daneze nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë vend apo palë të caktuar si përgjegjëse për këto incidente, por komentet e saj pasojnë një seri shqetësimesh në rritje për aktivitetet e dyshimta ajrore, veçanërisht pas incidenteve të fundit në Gjermani dhe Danimarkë, ku dronë të pazakontë u panë mbi rafineri, centrale dhe institucione shtetërore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit