Protestuesi i lënduar në sy nga plumbi i gomës në Tiranë udhëton drejt Romës për operacion

Erjon Vishkulli, i cili mbeti i lënduar në sy nga një plumb gome gjatë protestës në Tiranë, ka mbërritur në Romë të Italisë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka bërë të ditur se ndodhet në spitalin “Sancarlo”, ku do të kryejë njërin nga operacionet e radhës.

“Zoti baft mrekulli”, ka shkruar ai në postimin e tij, të cilin e ka shoqëruar me një lutje.

Vishkulli u lëndua gjatë protestës në Tiranë, pasi u godit në sy nga një plumb gome, duke pasur nevojë për trajtim të specializuar mjekësor.

Ndërhyrja e radhës në Itali vjen si pjesë e trajtimit të dëmtimit të pësuar. Deri më tani, ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin apo gjendjen e tij shëndetësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit