spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Protestoi për ulësen, burri mbi-peshë nxirret zvarrë nga avioni (Foto + Video)

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim të linjës ajrore “Thai Lion Air” nga Bangkok, ku një pasagjer mbipeshë është nxjerrë zvarrë nga avioni, pasi u përplas me stafin në bord për shkak të mungesës së hapësirës në vendin e tij.

Pasagjeri i cili shihet i veshur me një bluzë portokalli, u ankua për mungesë hapësire në vendin e tij pranë dritares dhe kërkoi të zhvendosej në vendin e daljes së emergjencës, ku ka më shumë hapësirë për këmbët. Megjithatë, kërkesa e tij u refuzua nga ekuipazhi i fluturimit.

Protestoi për ulësen, burri mbi-peshë nxirret zvarrë nga

Ky refuzim shkaktoi tërbimin e tij, duke e detyruar stafin të thërrasë policinë. Fluturimi u vonua për rreth një orë derisa autoritetet arritën në vendngjarje dhe e nxorën atë zvarrë nga avioni Boeing 737.

Pamjet që qarkulluan në rrjete sociale tregojnë momentin kur oficerët përpiqen ta largojnë pasagjerin kokëfortë, i cili në një moment shtrihet në dysheme duke bllokuar korridorin në shenjë proteste. Në video dëgjohen edhe pasagjerë të tjerë që i bërtasin atij: “Largohu nga rruga!”, ndërsa një grua e quan atë “shumë egoist”.

“Në fillim menduam se burri ishte sëmurë, por më pas kuptuam se nuk ishte i kënaqur me vendin ekonomik dhe këmbënguli për më shumë hapësirë”, tha një dëshmitar.

Protestoi për ulësen, burri mbi-peshë nxirret zvarrë nga

Fluturimi u nis me një orë vonesë nga Aeroporti Ndërkombëtar Don Mueang, pasi pasagjeri u shoqërua jashtë me forcë. Ky incident ndodh mes debatit të vazhdueshëm për politikat e peshës trupore në udhëtimet ajrore.

Disa linja ajrore kanë eksperimentuar me tarifa të bazuara në peshë për të optimizuar konsumimin e karburantit dhe reduktuar emetimet.

Edhe pse ‘taksa e dhjamit’ e prezantuar nga Samoa Air në vitin 2013 nuk pati sukses, Finnair kohët e fundit ka nisur një nismë për të mbledhur të dhëna vullnetare mbi peshën e pasagjerëve për qëllime statistikore dhe teknike.

Protestoi për ulësen, burri mbi-peshë nxirret zvarrë nga

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit