Protestë në Teksas në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Komuniteti shqiptar në Teksas pritet të zhvillojë sot një protestë në Austin, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas njoftimit për protestën, tubimi do të mbahet në orën 13:00, pranë ndërtesës së Kapitolit të Teksasit në Austin.

Organizatorët e kanë paraqitur aktivitetin si një protestë për drejtësi, gjykim të drejtë dhe në kundërshtim me atë që e konsiderojnë si ndjekje politike ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Protesta vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjykata i dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 vjet, ndërsa Selimin me 13 vjet, gjithsej 81 vjet burgim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit