spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Protestë e dhunshme në San Francisko: Arrestohen 148 persona, një polic i lënduar

Policia e San Franciskos ka njoftuar se protestat e së dielës u përshkallëzuan në akte dhune dhe dëmtim prone, duke rezultuar në 148 arrestime dhe një oficer të plagosur.

Sipas ushtruesit të detyrës së shefit të policisë, Paul Yep, protestat që fillimisht nisën si shprehje e së drejtës qytetare, morën drejtim të dhunshëm. Një oficer u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por tashmë është jashtë rrezikut.

Sipas raportimeve të BBC, 60 persona që refuzuan të shpërndaheshin janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa arrestimet e tjera ndodhën në pika të ndryshme të qytetit gjatë natës. Deri më tani, 147 persona janë liruar, ndërsa gjashtë të mitur mbeten në ndalim.

Policia njoftoi se gjysma e të arrestuarve janë banorë të San Franciskos, ndërsa pjesa tjetër janë ardhur nga qytete të tjera. Autoritetet janë duke hetuar incidentin dhe pasojat e dëmtimeve në pronat publike dhe private.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit