Gani Koci, njëri ndër organizatorët kryesorë të demonstratave studentore të vitit 1981 në Kosovë, i ka reaguar ashpër publicistit Veton Surroi, i cili ka thënë se protestat e vitit 1981 nuk kishin arsyeje të organizoheshin.
Ai e ka quajtur Surroin si mbetje serbosllave.
Në profilin e tij në Facebook, Koci ka shkruar se mentaliteti i Surroit ka zënë vend deri në institucionet më të larta shtetërore.
“Kjo gropa septike akoma po kundërmon. Fatkeqësisht, mbetjet serbosllave, si kjo , kanë zënë vend deri në institucionet më të larta shtetërore!”, ka shkruar ai.








