Protesta në Shkup, Ahmeti: Ata që luftuan për Kosovën nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara nga Beogradi e Moska

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar të dielën në Shkup kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, ka publikuar fotografi nga protesta në Shkup.

Ahmeti, i cili është kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka thënë se marshimi u mbajt në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Sot në Shkup, njëjtë si në Prishtinë dhe në qytete të tjera, u mbajtën marshime paqësore e protestuese në mbështetje të çlirimtarëve dhe me një kërkesë të qartë: Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara dhe narrativa të ndërtuara nga Beogradi e Moska.

“Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, në fakte dhe në një proces të drejtë. Sot, zëri i mijëra qytetarëve nga Shkupi, Prishtina dhe qytetet tona ishte një: drejtësi për çlirimtarët dhe liri për ata që luftuan për lirinë tonë”, ka shkruar Ahmeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit