spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Protesta në Serbi, studentët i dërgojnë mesazh Vuçiqit: Nëse ne digjemi, do të digjeni edhe ju me ne

Kaosi vazhdon në të gjithë Serbinë.

Atje po mbahen protesta të organizuara nga studentët e lëvizjes dhe qytetarët të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim kundër brutalitetit policor.

Ata u kanë kërkuar qytetarëve që të bashkohen në bllokimin e qyteteve kryesore të vendit – Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit dhe këto protesta ka kohë që kanë filluar në Serbi.

Me këtë rast, studentët i kanë dërguar një mesazh Vuçiqit me anë të një videoje me pamje nga Serbia këto ditë.

“Mund të na torturoni dhe të na bombardoni dhe ta digjni lagjen tonë deri në themel, por a e shihni këtë?”, thuhet në video së bashku me imazhet e protestave masive,.

“Zjarri po përhapet! Dhe nëse digjemi, digjeni edhe ju me ne”, vazhdon video.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit