spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, arrestohen aktivistë që bllokuan ZRRE-në

Një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, para Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila pritet të vendosë rreth një propozimi për ngritjen e çmimit të rrymës në vend, ka përfunduar me arrestimin e disa personave në mëngjesin e së mërkurës.

Aktivistë kundër shtrenjtimit të rrymës bllokuan zyrat e ZRRE-së në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, para se të prangoseshin nga Policia e Kosovës.

Arsyeja e arrestimit të tyre nuk është bërë e ditur, dhe as numri i personave të arrestuar.

“ZRRE-ja është në bllokadë. Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZRRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës”, u tha në një postim të faqes “KEDS t’i kthehet Kosovës”, para arrestimeve.

ZRRE-ja paralajmëroi se, nga muaji prill, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit