spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Protesta kundër Gjykatës Speciale, KMDLNj: Qytetarët të dalin kundër shkeljes brutale të parimit të pafajësisë

Shoqata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 7 gusht 2025 të marrin pjesë në një protestë kundër arbitraritetit dhe padrejtësive të Gjykatës Speciale Raciste në Hagë, e cila po gjykon udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të Kosovës, si dhe bashkëluftëtarët e tyre që janë duke u gjykuar apo janë dënuar me dënime të ashpra.

Si katalizator për këtë protestë po konsiderohet fakti se Gjykata Speciale ka pranuar së fundi, si prova mbi 1000 dosje nga MUP-i i Serbisë dhe agjencitë tjera të sigurisë nga Serbia.

Lidhur me këtë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka theksuar se të gjithë ata që e ndjekin situatën e kanë të qartë se nisma për themelimin e kësaj gjykate është e Serbisë dhe Rusisë, përmes instrumentalizimit të një deputeti të Këshillit të Evropës, Dik Martit.

Për të shmangur ngarkimin e opinionit mbi zhvillimet në Këshillin e Evropës, KMDLNj thotë se urdhri për themelimin e kësaj gjykate është dhënë nga Barack Obama dhe Joe Biden, kur ata ishin në pushtet.

“Votimi ishte imponim klasik për ata që më së shumti u prekën nga kjo Gjykatë, dashamirës nga një pjesë e deputetëve ndërsa mashtrues nga ata që ishin në opozitë, të cilët, pasi erdhën në pushtet, u bënë partnerët më të besueshëm dhe ndihmues të GJSR në Hagë,” thuhet në deklaratën e KMDLNj-së.

Sipas KMDLNj-së, “Qytetarët e Kosovës kanë pasur njëmijë arsye të protestojnë për shkelje të shumta dhe trajtim mizor dhe degradues ndaj të burgosurve të Hagës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës. Qytetarët e Kosovës është dashur të protestojnë kundër jotransparencës, mungesës së llogaridhënies, kurdisjes së dëshmive dhe dëshmitarëve, stërzgjatjes së masës së paraburgimit, refuzimit të institucioneve të Kosovës për të ofruar garanci për mbikëqyrje të masës që e zëvendëson masën e paraburgimit, mosgatishmërisë së qeverisë për të siguruar një monitorim të pavarur, dhe sidomos duhet të protestohet kundër vendimit tinëzar dhe të paskrupullt të qeverisë së Kosovës që ndryshoi Ligjin duke kufizuar mjetet për mbrojtje me qëllim të pakësohet dhe pamundësohet mbrojtja efektive e të akuzuarve,” thuhet tutje.

Po ashtu, KMDLNj thotë se në këtë protestë duhet të kërkohet arsyeja pse qeveria lejon shpërfilljen e institucioneve të Kosovës nga kjo Gjykatë, që arreston dhe dënon në bazë të ekskluzivitetit etnik dhe politik. “Ku janë simbolet e Kosovës në këtë Gjykatë, nëse kjo Gjykatë është e Kosovës dhe nëse është themeluar nga Kuvendi i Kosovës? Pse nuk i raporton këtij Kuvendi?”

KMDLNj ka shprehur mbështetjen për çdo protestë që kërkon respektimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, si dhe krijimin e kushteve për një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga politika dhe grupet e tjera të interesit.

“Qytetarët duhet të protestojnë kundër shkeljes brutale të parimit të prezumimit të pafajësisë nga krerët e kësaj Gjykate, nga institucionet e Kosovës, nga ‘avokatë’ dhunues etj. Pashmangshëm, GJSR këtë protestë do ta shesë si presion në punën e kësaj Gjykate dhe si arsyetim për dështimet e deritashme, sidomos për brutalitetin e shkeljeve të drejtave të njeriut,” thuhet më tej në njoftimin e KMDLNj-së.

“Protesta e paralajmëruar më shumë i konvenon GJSR dhe institucioneve të Kosovës – partnere të GJSR, se sa vetë të akuzuarve. Protestat do të ishin shumë më të efektshme po të organizoheshin në Hagë, Bruksel, Gjenevë, Uashington dhe Nju Jork.”

KMDLNj ka përfunduar me një mesazh të qartë: “është shumë e qartë se arrestimi ishte politik, se gjykimi është politik dhe se vendimi i Gjykatës Speciale Raciste do të jetë politik.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit