spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Protesta e studentëve në Serbi, analistja: Vuçiç ka hedhur poshtë kërkesat e tyre për zgjedhje të parakohshme

Studentët në Serbi kanë paralajmëruar se nesër më 28 qershor do të bëjnë një protestë në lidhje me pakënaqësitë për situatën me situatën socio-politike.

Analistja Ardita Behluli e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri tha se sipas organizatorëve ky do të jetë tubimi më madh i zhvilluar në Beograd.

Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ata që protestojnë nuk ia duan të mirën Serbisë.

“Është paralajmëruar për një protestë e madhe nesër. Studentët kërkojnë zgjedhje të parakoshme. Vuçiç ka hedhur poshtë kërkesat e tyre ndërsa ka akuzuar protestuesit për nxitje dhune.

🔊
Vuçiç thotë se vendi nuk ka kushte për të bërë zgjedhje për të reja, madje ai thotë se ata që protestojnë nuk ia duan të mirën vendit”, tha Behluli për Report Tv.

Më tej analistja shtoi se në Serbi do të vijojnë arrestimet për ata që prishin qetësinë në vend.

Çfarë pritet më 28 qershor?

Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se në tubim pritet që të marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur. Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit.

Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej.

Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit