Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka dalë me një propozim interesant.
Ajo ka vlerësuar se partia në pushtet si kandidat për kryeministër duhet të nomimojë Glauk Kojufcën.
Ajo ka vlerësuar se vetëm Konjufca mund të sigurojë shumicën shqiptare për formimin e qeverisë së re.
“Në rrethanat e reja gjeopolitike, Kosova ka nevojë për qeveri të re e me legjitimitet. Rrugëdalje mund të jetë së pari mandatimi i të dytit nga partia e parë, i cili është i votuar nga qytetarët (që në këtë rast është Glauk Konjufca) dhe ka aftësi negociuese për të krijuar shumicën, së pari me partitë shqiptare. Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe nuk ka nevojë për qeveri teknike. Kohërat e vështira janë test për lidershipin e secilit”, ka shkruar Konjufca.
Ndër të tjera, Dërguti ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se i ka nisur mbrapsht negociatat për formimin e qeverisë së re.
Ajo ka bërë me dije se fillimisht Kurti është dashur të takohet me partitë shqiptare.
Sipas tij, Kurti është negociator i dobët.
“Kosova ka nevojë për qeveri të shumicës e me legjitimitet popullor. Prandaj së pari duhet të sigurohet përfaqësimi i shumicës shqiptare e që reflekton edhe përbërjen e popullsisë. Kryeministri në detyrë e ka nisur negociimin për së mbrapshti, së pari me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë. Pse po ndodhë kjo? Tashmë është dëshmuar që ky njeri është negociatori më i dobët në historinë e këtij vendi. Gjatë mandatit të tij derisa ishte në krye të procesit të dialogut, Kosovës i është bërë dëm i dyfishtë: koncesione shumë të rënda me aneksin e Ohrit dhe ndëshkimi e izolimi ndërkombëtar. Meqenëse ky njeri për nga natyra është përçarës e përjashtues, u sigurua madje edhe pas përfundimit të zgjedhjeve që t’i rrënojë të gjitha urat e komunikimit me partitë tjera. Ashtu siç e futi Kosovën ne qorrsokak me dialog, po vepron edhe me krijimin e institucioneve, duke e zvarritur procesin tash e dy muaj”, ka shkruar Dërguti.






