Propozimi i Sejdiut për president, Aleanca nuk ka votë për president

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kushteve për ta dhënë përkrahur një kandidat për president të Kosovës.


Ai tha se nuk janë pjesë e një projekti politik mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për këtë çështje.

Arifi tha se i takon Kurtit dhe Abdixhikut të sqarojnë çështjen e presidentit, duke shtuar se qëndrimet e Aleancës mbesin të njëjta.


Ne nuk jemi pjesë e projektit Kurti-Abdixhiku. U takon atyre të sqarojnë. Qëndrimi ynë është ai që kemi pasur para tre muajsh. Për ne asgjë nuk ka ndryshuar”, ka deklaruar Arifi.

Deklarata e tij, ka ardhur në ditën kur VV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët për president të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit