spot_img
spot_img
Tuesday, March 3, 2026
spot_img
spot_img

Propozimi i pazakontë i Nazarkos: Opozita të kandidojë Vjosa Osmanin për presidente

Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë në Klan News, foli për çështjen më të nxehtë të momentit në Kosovë, zgjedhjen e presidentit të vendit.

Nazarko deklaroi se opozita duhet të propozojë Vjosa Osmanin për presidente.

Ai dha shpjegimet për këtë propozim. Nazarko u shpreh se Osmani ka mbështetje si nga Lëvizja Vetëvendosje, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga partitë e tjera në Kosovë.

Gjithashtu, Nazarko vuri në dukje edhe afërsinë e Osmanit me presidentin amerikan Donald Trump.

“Mendoj se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë raporte kaq të mira dhe kjo është parë në disa evente, ku kanë qenë së bashku. Kurti është shahist, unë e quaj shah këtë që po luan. Kurti ka luajtur shah politik dhe tani po luan shkëlqyeshëm, po e dërgon opozitën në buzë të greminës, nderon Jasharët, nderon Ibrahim Rugovën, nderon të rënët, ai do që të mbledhë vota në çdo anë. Kurti nuk ka shijuar sukseset e Osmanit. Në kulmin e pushtetit të tij, Albin Kurti do donte ta kontrollonte edhe Presidencën e Kosovës. Presidenca Osmani nuk ka qenë 100 përqind pro Kurtit. Osmani e mandatit të dytë do ishte një presidente, ku opozita do kishte një derë të hapur në Presidencë, do kishim ekuilibër në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës. Kosova ka nevojë për ekuilibër pushtetesh. Do të kishim të sigurt, që Osmani do të hapte dyert me Amerikën, pasi ajo ka pasur afërsi me Trump. Opozita është në cep të ringut. Nëse opozita në Kosovë propozon një tjetër kandidat, nuk besoj se do merrte votat e duhura. Osmani është një figurë që ka popullaritet në Vetëvendosje, por edhe në LDK. Edhe për Osmanin mund të ketë kritika, por në Presidencë ajo ka performuar mirë dhe në mandatin e dytë mund të përformojë edhe më mirë. Nuk mund të flitet për tradhti nga ana e Osmanit, sepse ajo ka parë karrierën e saj dhe ka ruajtur një profil institucional”, tha ai.

Duke komentuar raportimet e medieve të Kosovës se VV do të propozojë për president Glauk Konjufcën, Nazarko u shpreh se një zgjedhje e tillë nuk është e duhura për opozitën. Ai tha se nëse Konjufca do zgjidhej president, atëherë të gjitha pushtetet në Kosovë do i shkonin Vetëvendosjes.

“Vetëvendosje besoj se e ka propozur Konjufcën për president, për shkak të profilit të tij të lartë. Konjufca mund ta luajë rolin e presidentit, kjo nuk ka diskutim. Kurti prej një viti është tallur me opozitën, por u tall dhe me Kosovën, duke zvarritur gjërat në parlament. Nëse Konjufca zgjidhet president, atëherë Vetëvendosje do të kapte shtetin, pasi ka dhe qeverinë. Nuk mendoj se opozita do e votojë Konjufcën, sepse kjo do ishte vetëvrasje, sepse VV praktikisht do kishte të gjitha pushtetet në dorë”, u shpreh Nazarko.

Gjatë ditës së sotme në 3 mars, kryeministri Albin Kurti dhe lideri i LDK-së Admir Abdixhiku u takuan me njëri-tjetrin, por se palët sërish nuk arritën konsensus për presidentin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit