spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Propozimi “bombë” i Trump, hedh idenë për forca paqeruajtëse kineze në Ukrainë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar vendosjen e trupave kineze si paqeruajtës në Ukrainë pas përfundimit të luftës, një ide e ngritur më herët nga Vladimir Putin, sipas katër burimeve të informuara mbi diskutimet.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë me liderë evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e kaluar, Trump foli për mundësinë që Pekini të dërgonte forca për të monitoruar një zonë neutrale përgjatë vijës 1,300 kilometra të frontit. Një zyrtar i lartë i administratës Trump e mohoi, duke thënë se “s’ka pasur kurrë diskutim për paqeruajtës kinezë”.

Kryeqytetet evropiane dhe vetë Zelensky e kanë kundërshtuar idenë, duke e konsideruar Pekinin si mbështetës kritik të përpjekjeve ushtarake ruse. Ukraina e sheh këtë si një hap që do të minonte sigurinë e saj kombëtare.

Që prej vitit 2022, kur në Stamboll nisën bisedimet e para mes Moskës dhe Kievit, Rusia ka sugjeruar që Kina të jetë pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën. Sipas propozimit rus, vendet garantuese – SHBA, Britania, Franca, Kina dhe Rusia – do të angazhoheshin në rast të një sulmi të ri ndaj Ukrainës. Por ky model është i papranueshëm për Kievin, pasi i jep Moskës të drejtë vetoje mbi çdo reagim ushtarak.

Zelensky e ka bërë të qartë se Pekini nuk mund të jetë garant për paqen në Ukrainë, duke kujtuar se Kina nuk bëri asgjë për të ndaluar luftën, ka ndihmuar Rusinë me tregti dronësh dhe sipas inteligjencës ukrainase ka lejuar rekrutimin e qytetarëve të saj për të luftuar në front. Ai akuzon gjithashtu Kinën se ka furnizuar Moskën me armë dhe komponentë ushtarakë.

Ndërkohë, Ukraina ka treguar gatishmëri që Turqia të ketë rol në një mision paqeruajtës pasluftës. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan i tha Zelensky-t të enjten se Ankaraja është e gatshme të presë çdo raund bisedimesh të nivelit të lartë mes palëve dhe të kontribuojë në sigurinë e Ukrainës. Turqia, si anëtare e NATO-s, ka ofruar që të luajë rol aktiv në një mision të ardhshëm, sidomos në Detin e Zi, diçka që është pritur pozitivisht nga disa kryeqytete evropiane.

Ndërsa diskutimet për një armëpushim dhe garanci sigurie vazhdojnë, mbetet e qartë se ideja e trupave kineze nuk ka gjasa të pranohet nga Kievi apo aleatët e tij. Por përfshirja e Turqisë shihet si opsioni më realist në skenarin e pasluftës. /Përshtatur nga “Finacial Times”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit