Pronari i kompanisë: Dëmet nga uji në urën e re të Ibrit mund të arrijnë 150 mijë euro, shkaktuar qëllimisht

Mbrëmë pas mesnate vendpunishtja për urën e re në proces ndërtimi u përfshi nga uji, duke shkaktuar dëme.
Në një prononcim pronari i kompanisë së angazhuar për ndërtimin e urës, “Edi Company”, Jahir Nimani, deklaroi se këtë e ka shkaktuar “dora e njeriut me qëllime të caktuara”.

Ai tha se i gjithë materiali brenda është dëmtuar dhe se kanë mbetur të padëmtuar vetëm dy eskavatorët.

I pyetur se cili është dëmi i përkthyer në vlerë monetare, ai tha ende nuk mund të dihet me saktësi por se mund të shkojë “deri në 100 mijë e me gjasë deri në 150 mijë euro”.

“Ne kemi punuar për shtetin”.

Ai shprehu zhgënjimin me institucionet shtetërore dhe tha se “shteti ka dështuar të ofrojë sigurinë e nevojshme që do të garantonin mbarëvajtjen e punimeve”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit