spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Promovohet libri me poezi nga Majlinda Shaqiri – Besnik Osmani: Libër i veçantë, përgëzoj Majlindën për këtë arritje të bukur dhe frymëzimin që sjell në çdo fushë ku vepron!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Fushë Kosovë, Besnik Osmani përmes një postimi në Facebook, uroi shkrimtaren e njohur Majlinda Shaqirin, për promovimin e librit të saj.

Majlinda Shaqiri së fundmi promovoi librin e saj të ri me poezi “Ju e dini emrin tim, por nuk më njihni mua”.

Ky libër trajton konceptin e njohjes dhe sjell poezi të mrekullueshme me plot ndjenjë, forcë e reflektim.

Osmani tha se kishte pasur fatin të bashkëpunojë me Majlindën, për të cilën tha se është një grua e zonja që përveç krijimtarisë letrare, vazhdon të japë kontribut të çmuar në jetën politike dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

“Një urim i përzemërt për Majlindën për këtë arritje të bukur dhe për frymëzimin që sjell në çdo fushë ku vepron!”, shkroi tutje Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit