spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Prokuroria turke kërkon mbi 8 vite burg për kryebashkiakun Imamoglu për falsifikim diplome

Prokuroria në Stamboll ka propozuar një dënim prej 8 vjet e 9 muaj burg dhe ndalim të aktivitetit politik për kryebashkiakun Ekrem Imamoglu, lidhur me akuzat për falsifikim të diplomës së tij, e cila dyshohet të ketë qenë e rreme.

Pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar, aktakuza u bë publike nga Zyra e Prokurorit të Stambollit. Sipas saj, diploma e Imamoglus, marrë 31 vjet më parë, është dyshuar si e falsifikuar.

Imamoglu u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Stambollit në mars të vitit të kaluar dhe u dërgua në burgun e Silibrias, ku qëndroi mbi 100 ditë, periudhë gjatë së cilës u organizuan protesta masive në mbështetje të tij. Kreu i opozitës turke kritikoi ashpër qeverinë dhe presidentin për këtë çështje.

Paraburgimi i gjatë dhe tani aktakuza që propozon dënimin me burg po shkaktojnë shqetësime se Imamoglu mund të përjashtohet nga politika, duke ndezur tensione të reja në skenën politike turke.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit