Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës godasin rrjetin e drogës në Ferizaj: Sekuestrohen rreth 15 kilogramë substanca narkotike, arrestohen dy të dyshuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të përbashkët që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Aksioni është zhvilluar sot në Komunën e Ferizajt, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit, Kryeprokurorit të PSRK-së dhe njësive relevante të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë lidhur me dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal.

Gjatë ekzekutimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Mes tjerash, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me rastin. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit