Prokuroria nge aktakuzë ndaj Faruk Mujkës -detaje se si akuzohet për vepra të ndryshme penale e çka ndodhi me pronën në Mitrovicë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Faruk Mujka anëtarit tëe Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeshefin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, si dhe ndaj H.M., për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike”.

Po ashtu Prokuroria njoftoi se sipas aktakuzës më 25.04.2021 të pandehurit duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik një pronë të paluajtshme i paraqitën po këtij Kuvendi një propozim-vendim për këmbim të njëjtës pronës, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm e të konsiderueshëm prej 125.100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizmimit.

“Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet edhe për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

Në kuadër të aktakuzës, PSRK ka propozuar: Shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj të pandehurve F.M. dhe H.M.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit